Область : Албанія
Зображення петиції Rifitimi i Shtetësisë Shqiptare për Shqiptarët në Gjermani
Громадянські права

Rifitimi i Shtetësisë Shqiptare për Shqiptarët në Gjermani

Петиція адресована
Kuvendi i Shqipërisë

41 підписи

500 для цілі зібрання

41 підписи

500 для цілі зібрання
  1. Розпочато лютого 2025
  2. Досі збір > 9 тижнів
  3. Подання
  4. Діалог із одержувачем
  5. Рішення

Я погоджуюся, що мої дані будуть зберігатися . Я вирішую, хто може бачити мою підтримку. Я можу відкликати цю згоду в будь-який час .

 

Петиція адресована: Kuvendi i Shqipërisë

PETICION
Drejtuar:

  • Presidentit të Republikës së Shqipërisë
  • Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
  • Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë

Lënda: Kërkesë për rishikimin dhe lehtësimin e procedurës së rifitimit të shtetësisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë në Gjermani

мотиви

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shqiptare,

Ne, ish-shtetas shqiptarë, aktualisht zotërues të shtetësisë gjermane, ju drejtohemi me këtë peticion për të kërkuar një zgjidhje për një problem administrativ serioz që na pengon të rifitojmë shtetësinë tonë shqiptare.
Shumë prej nesh kemi qenë të detyruar të heqim dorë nga shtetësia shqiptare për të marrë atë gjermane, për shkak të ligjeve të shtetit gjerman. Në qershor të vitit 2024, Gjermania miratoi ligjin që lejon dyshtetësinë, duke na dhënë mundësinë ligjore për të rifituar shtetësinë shqiptare.
Megjithatë, përballemi me një pengesë burokratike të pajustifikueshme: kthimin ose refuzimin e aplikimeve tona për shkak të mungesës së dokumenteve që nuk lëshohen nga shteti gjerman.

Problemet kryesore:

  1. Kërkesa për dokumente që nuk mund të sigurohen në Gjermani – Autoritetet shqiptare kërkojnë certifikatën e lindjes dhe certifikatën familjare të lëshuara nga vendi i huaj, pra në këtë rast Gjermania. Duhet theksuar se Dokumenti "certifikatë e lindjes" nuk lëshohet nga shteti gjerman për personat që nuk kanë lindur në Gjermani dhe se Dokumenti "certifikatë familjare" nuk ekziston në sistemin administrativ gjerman për këdo qoftë. Si rezultat, aplikantët nuk kanë asnjë mundësi për të përmbushur kërkesat.
  2. Refuzimi ose kthimi i aplikimeve – Për shkak të mungesës së këtyre dokumenteve, shumë kërkesa për rifitimin e shtetësisë janë refuzuar ose kthyer mbrapsht, duke krijuar pasiguri dhe vonesa të panevojshme.
  3. Mungesa e fleksibilitetit nga institucionet shqiptare – Nuk është parashikuar asnjë alternativë ose mekanizëm zëvendësues për dokumentet që nuk ekzistojnë në sistemin gjerman.
  4. Ndryshimi i papritur i kërkesave – Në fillim të dhjetorit 2024, procedurat për rifitimin e shtetësisë shqiptare u ndryshuan dhe u zbatuan menjëherë, pa marrë parasysh faktin që shumë aplikantë i kishin përgatitur dokumentet sipas rregullave të mëparshme. Kjo ka shkaktuar konfuzion dhe humbje kohe për shumë persona të prekur nga ndryshimi.

Kërkesat tona:

  1. Rishikimi urgjent i listës së dokumenteve të kërkuara, duke eliminuar ato që nuk mund të sigurohen në Gjermani, veçanërisht certifikatën e lindjes dhe certifikatën familjare. Duhet gjithashtu të merret parasysh fakti që Shteti Gjerman nuk lëshon një vërtetim për mungesën e këtyre dokumenteve, duke e bërë të pamundur plotësimin e kërkesave të vendosura nga autoritetet shqiptare.
  2. Rishikim dhe konsultim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Gjermani, organizatat e diasporës dhe Ambasadën Shqiptare në Berlin, për të gjetur një zgjidhje efikase dhe të drejtë.
  3. Të ketë një zgjidhje të qartë dhe të njëjtë për të gjithë shqiptarët në diasporë, që të shmangen trajtimet e ndryshme nga ambasadat apo institucionet e ndryshme shqiptare.
  4. Të ofrohet një periudhë tranzicioni për aplikantët që kanë përgatitur dokumentet sipas rregullave të mëparshme, duke u dhënë mundësinë të vazhdojnë procesin pa penalizime apo vonesa shtesë.
  5. Rifitimi i shtetësisë për ata që e kanë lënë të detyruar të operohet vetëm me një kërkesë dhe me dosjen përkatëse të mbajtur në Presidencën e Shqipërisë, duke shmangur procedura të panevojshme dhe burokraci të tepërt.

Ne, nënshkruesit e këtij peticioni, kërkojmë që ky problem të marrë vëmendjen e duhur dhe të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e shpejtë.

Дякуємо за вашу підтримку, Elma Barjami , Karlsruhe
Питання до ініціатора

Поділитися петицією

Зображення з QR-кодом

Відривний листок із QR-кодом

завантажити (PDF)

деталі петиції

Розпочато петицію: 26.02.2025
Колекція закінчується: 26.08.2025
Область : Албанія
категорія : Громадянські права

Перекласти цю петицію зараз

нова мовна версія

новини

  • Jemi ne bisedime me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin e cila është në dijeni të këtij problemi dhe ka ndërmarrë hapa për ta adresuar atë.

    Sipas konfirmimit zyrtar, Ambasada ka dërguar një Note Verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë lidhur me këtë çështje dhe aktualisht jemi në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Ky hap tregon angazhimin institucional për zgjidhjen e problemit, por një përgjigje dhe veprim i shpejtë nga autoritetet shqiptare mbetet i domosdoshëm për të shmangur vonesat e mëtejshme në procesin e rifitimit të shtetësisë.
  • Jemi ne bisedime me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin e cila është në dijeni të këtij problemi dhe ka ndërmarrë hapa për ta adresuar atë.

    Sipas konfirmimit zyrtar, Ambasada ka dërguar një Note Verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë lidhur me këtë çështje dhe aktualisht jemi në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Ky hap tregon angazhimin institucional për zgjidhjen e problemit, por një përgjigje dhe veprim i shpejtë nga autoritetet shqiptare mbetet i domosdoshëm për të shmangur vonesat e mëtejshme në procesin e rifitimit të shtetësisë.

обговорення

Аргументу ЗА поки немає.

Аргументу ПРОТИ поки немає.

Чому люди підписуються

Ky peticion ka rëndësi per mua pasi vajza ime Suada Mulgeci jeton ne Gjermani dhe sipas ligjit gjerman hoqi shtetësisë shqiptare per tu pajisur me pasaportë gjermane.
Me ndryshimin e ligjit gjerman,qe lejon dy shtetesi vajza do të paiset me pasaportë shqiptare,por i kërkohet certifikata e lindjes dhe certifikata e familjes gjermane,ça nuk ka lindur në Gjermani
Ju lutem rishikoni ligjin per marrjen e pasaportes Shqiptare

Ky petition eshte shume i rendesishem per mua ,Pasi vajza ime Suada Mulgeci Ka qene e detyruar nga Ligji Gjerman te heq nenshtetesine Shqiptare , pasi duhej te merrte Shtetesine Gjermane !
Tani Ligji Gjerman Ka ndryshuar dhe lejon Dy Shtetesi pra edhe Shtetesine shqiptare!
Ju lutem Shtetit Shqiptar te Jeni te arsyeshem ne rishikimin dhe lehtesimin e procedures SE rifitimit te Shtetesine shqiptare (Ligjit per kerkesat Tuaja per Certificate lindje nga shtetit Gjerman ,Pasi vajza jone Suada Mulgeci Ka lindur ne Shqiperi dhe ketu ne Shqiperi Ka Certifikaten e Lindjes dhe Certificaten Familjare!)
Faleminderit per mirekuptimin!

It is important for everyone who had to let go of their citizenship due to laws that now have changed. Regaining it seems impossible without this law change.

Інструменти для поширення петиції.

У вас є власний веб-сайт, блог або веб-портал? Станьте захисником та мультиплікатором цієї петиції. У нас є банери, віджети та API (інтерфейс) для вбудовування на ваші сторінки. До інструментів

Перекласти цю петицію зараз

нова мовна версія

Допоможіть в зміцненні громадянської залученості. Ми хочемо, щоб ваші думки були почуті і залишалися незалежними.

просувати зараз